Loading...

Wellnes Qendra

Inspiruar nga rrjeti i hoteleve Swiss Diamond,Diamond Residence ofron edhe Wellnes Qendrën e saj.E vendosur brenda kompleksit me sipërfaqe prej 850m2,kjo qendër ofron nje sere shërbimesh:

  • Masazha Terapeutike

    Diamond Residence ju ofron stafin më profesional për masazhë klasike,sportive si dhe masazhë terapeutike në ambiente të cilat kanë për qëllim relaksimin dhe qetësinë shpirtërore.

  • Sauna Finlandeze

    Saunat janë pjesë të planifikuara për relaksimin tuaj maksimal. Hapësirat janë të dizajnuara me një kapacitet mjaft të gjerë që mund të shfrytëzohen për seancea me kapacitet të mjaftueshëm për disa persona. Gjithashtu,në kuader të planit për sauna janë të përfshiera dhomat e ndërrimit dhe dushkabinat.

  • Sauna Familjare

    Saunat janë planifikuar për relaksim të plotë familjarë. Hapësira e saunave është mjaft e madhe dhe në kuadër të këtij organizimi përfshihet sauna, vaska me hidromasazhë, tualetet si dhe dushkabina.

  • Banjo Turke

    Banjo turke ofron hapësirë të ngrohtë me avull të përzier me erëza ekzotike për çlodhje maksimale mendore ashtu edhe trupore, si dhe lirim të toksinave nga poret e lëkurës.

  • Solarium

    Solariumet janë të pajisura me teknologjinë më të avancuar për rrezitje të lëkurës në mënyrë të sigurtë duke u bazuar në standardet më të larta shëndetësore.

  • Pishina E Mbyllur

    Pishina zë një hapësirë prej 450m2 dhe çfarë i shton veçantinë është ndriçimi natyral nga xhami lantern.Pishina është e mbyllur dhe është e dekoruar me fontana luksoze që ia shtojnë elegancën asaj.Poashtu, është paraparë që rreth pishinës të ketë hapësira pushimi dhe argëtimi në mënyrë që banorët të gjejnë komfortin që iu nevojitet.