Mabetex Group, themeluar ne vitin 1991 nga Z.Behgjet Pacolli dhe nje grup inxhinieresh me experience ne ndertimtrari industriale, eshte korporta me e madhe ndertimore ne vend qe vepron edhe ne tregjet boterore.Sot Mabetex Group me seli ne Lugano dhe filiale në 18 shtete, ka arritur për një periudhë relativisht të shkurtër të bëhet njëra ndër korporatat më të rëndësishme duke punësuar rreth 14 mijë punëtore.
Si një kompani me reputacion të lartë e cila është e specializuar në fushën e planifikimit industrial dhe atij civil, Mabetex Group ka një portfolio të gjerë të veprimtarisë në gjithë botën duke përfshirë këtu restaurimin e ndërtesave historike, planifikim urban, ndërtesa administrative dhe publike, spitale, hotele, arena sportive, qendra tregtare, ndërtesa rezidenciale, teatro, auditoriume dhe aeroporte.Qëllimi kryesor i kompanisë është që projektet të jenë sa më cilësore dhe t’iu përgjigjen më së miri kërkesave të klientëve, që njëkohësisht është çelësi i suksesit tonë.
Projektet tona hartohen dhe monitorohen konform standardeve nderkombetare te harmonizuara me rregullore te secilit shtet. Gjatë viteve të fundit Mabetex ka fituar një eksperiencë të konsiderueshme në dizajn të brendshëm, zhvillimin e impianteve për trajtimin e mineraleve si dhe për përpunimin e ushqimit.
Përveq kësaj Mabetex ka qenë aktive në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndërtimin e disa impianteve të pastrimit të ujit.
Grupi është gjithashtu i përfshirë në menaxhim të pronave, kryesisht në Kazakistan, ku ka arritur të menaxhoj më shumë se 1 milion metra katrorë. Zhvillimet ndër vite në Mabetex Group dëshmojnë për ngritje të të ardhurave të kompanisë. Rritja mesatare në pesë vitet e fundit ka qenë 12% që është indikator pozitiv për një të ardhme premtuese për tregun dhe kompanine.