Loading...

Diamond Residence

I dizajnuar për t ’i plotësuar kërkesat e veçanta, Diamond Residence ofron komoditetin dhe rehatinë përtej standardeve të zakonshme të të jetuarit. Diamond Residence është projekti më i ri në Kosovë i gjigantit Mabetex Group. Ideja e projektit bazohet në vizionin e kompanisë qe te hartoj dhe realizoj projekte të cilësise se larte duke iu përgjigjur më së miri kërkesave të klientëve.

Kompleksi në të cilin eleganca dhe luksi kurorëzohen në një arkitekturë klasike është ndërtuar me shumë përpikëri nga një ekip efikas dhe kreativ. I pozicionuar në Hajvali, në një pikë balancuese në mes të qytetit dhe periferisë, afër zones urbane dhe larg zhurmës, Diamond Residence ofron kushte ideale për një standard luksoz të të jetuarit.

Më shumë
  • Viti i ndërtimit

    2015

  • Hapësira Rezidenciale

    11000m2

  • Banesa

    60

  • Parku Qëndror

    2100m2

  • Hapësira afariste

    2300m2

  • Parkingje

    87

Ndërtimi

Si pjesë vitale e cdo kompleksi modern luksos,kompleksi Diamond Residence do të ofroj fusha të tenisit sipas standardeve profesionale dhe shtigje për vrapim
  • Dizajni Luksoz

    E dizajnuar për t’i plotësuar kërkesat e shumta të njerëzve të paktë që do të jetojnë në Diamond Residence. E ndërtuar me përpikmëri, ky kompleks është vendi ku eleganca dhe luksi kurorëzohen në një arkitekturë klasike.

  • Dyshemeja

    Për t’iu ofruar komoditet dhe rehati në cdo hap,kemi vendosur që materiali i dyshemesë të jetë parket nga druri bung i klasit të pare.Teknologjia e re e sistemit efiqient të ngrohjes dhe ftohjes nga toka,duke përdorur energjinë gjeotermale i bën dyshemetë tona unike.

  • Pllakat

    Banorët e kompleksit Diamond Residence do të kenë mundësinë e përzgjedhjes nga llojet e pllakave te cilat janë qeramikë e klasit të pare,që jo vetëm e plotesojnë komoditetin por i shtojnë edhe funksionalitetin baneses.Ky lloj i qeramikës e bën të mundshme absorbimin e ujit duke garantuar rezistencën ndaj njollave.

  • Ashensorat

    Njëra ndër parimet tona kryesore është siguria ne kompleks. Për këtë arsye,ashensorët tonë janë të ndërtuar me teknologjinë më të avancuar dhe me kapacitet mbajtës deri në 3000 kg ose dhjetë persona.

  • Dritaret

    Në mënyrë që të garantojmë qetësi dhe komoditet,dritaret në kompleksion Diamond Residence janë të tipit ClimaGuard Premium, të karakterizuara me xhama të trefishtë dhe për izolim superior akustik dhe termik.Dritaret e përdorura në banesat e Diamond Residence janë të prodhuara nga KBE Window System,një eko-tekonologji e re,e cila përpos ruajtjes së ambientit,plotëson edhe kërkesat fizike ndërtimore siç janë izolimi termik,akustik,dhe shfrytëzimi racional i hapësires.

  • Izolim Termik

    Vetëm dritaret nuk garantojnë izolom të plotë, andaj ne përdorim edhe izolim termik superior në fasadë për efiçiencë energjetike.

Galeria

Diamond Residence si kompleks luksoz banesor është i ndërtuar me plot elegancë dhe finesë. Me një lokacion ku mbretëron qetësia dhe komoditeti, Diamond Residence ofron çdo gjë që keni ëndërruar dhe ju nevojitet falë teknologjisë më moderne e cila do të shëndrroj secilën dëshirë në realitet.